Një shtetas i Malit të Zi infektohet nga koronavirusi

Shtetasi malazez që ndodhet në anijen ‘Diamond Princess’ në portin japonez Jokahoma ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit, ka thënë MPJ e Malit të Zi.

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen “Diamond Princess” në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi Ministria e Jashtme e Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria thotë se presin që shtetasi malazez të bartet nga anija në një spital në Japoni.

“Shtetasi malazez që ndodhet në anijen ‘Diamond Princess’ në portin japonez Jokahoma ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit”, thuhet në kumtesë.

Më tej ministria thotë se gjatë bisedës telefonike ka thënë se ndjehet mirë.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet