Një paralajmërim dramatik nga një infektolog serb: Virusi nuk është dobësuar,dëshmia është se të rinjtë po vdesin, pa ndonjë sëmundje tjetër

Specialisti i sëmundjes infektive Mijomir Pelemis thotë se duhet thënë qartë dhe me zë të lartë se virusi nuk është dobësuar, dhe prova është se të gjithë sëmuren.

“Virusi nuk zgjedh moshën, pyetja e vetme është cili do të jetë rezultati”, tha Pelemis, raporton RTS.

Ai shtoi se është një virus që ka qenë këtu që nga fillimi, dhe se është shumë aktiv.

“Dëshmia është se të rinjtë po vdesin, pa ndonjë sëmundje tjetër,” paralajmëroi Pelemis.

Në 24 orët e fundit, 325 persona të tjerë të infektuar nga korona u zbuluan në Serbi, dhe tetë pacientë vdiqën. Ndërsa 11 njerëz vdiqën të Premten, që është numri më i madh i vdekjeve në një ditë që nga fillimi i epidemisë./Gazeta e Re/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet