Një meteor 1500 ton shpërtheu mbi Tokë, askush nuk e vuri re

Një meteor shpërtheu mbi Tokë në dhjetor me një forcë sa 10-fishi i bombës së Hiroshimas, por askush nuk e zbuloi atë në atë kohë. Shpërthimi ndodhi më 18 dhjetor 2018, mbi Detin Bering – midis Rusisë dhe Alaskës. Mendohet të jetë shpërthimi i dytë më i madh i meteorëve në 30 vitet e fundit.

Shpërthimet e meteorëve janë të zakonshëm, por si rasti i dhjetorit të 2018 janë shumë të rralla. Ai kishte një perimetër prej 30 metrash dhe peshonte më shumë se 1.500 ton. Meteori çliroi një energji të jashtëzakonshme. Ishte Peter Brown në Universitetin e Ontario Perëndimore, Kanada, ai që bëri zbulimin dhe publikoi gjetjet e tij në Twitter.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet