Një martesë e rrallë në kufirin suedezo-norvegjez: kur dashuria s’fidon pandeminë pa shkelje territoriale!

Nusja nga Norvegjia dhe dhëndri nga Suedia dhanë e morën zotimet e tyre në një ceremoni të mbajtur në kufirin midis dy vendeve, të ndarë vetëm me një fjongo të bardhë.

Të gjithë ishin fizikisht në vendin e tyre, duke iu përmbajtur masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Çifti i tha BBC-së se ata nuk mund të prisnin më vendimin për të hequr kufizimet, dhe është gjithashtu interesante që nusja bënte shaka për idenë e një martese të tillë.

“Ne nuk donim të ndryshonim datën e planifikuar më parë …, ne donim të martoheshim!”, thanë ata.

Duke pasur parasysh që Suedia kishte një qasje shumë më të qetë në luftën kundër koronavirusit në krahasim me vendet e tjera evropiane, vendet fqinje si Norvegjia nuk e vendosën atë në listën e vendeve në të cilat lejohet të udhëtohet.

Kështu që çifti vendosi të shkëmbejë premtime në një pyll në rajonin juglindor horvegjez të Holebekk-ut, në kufirin me Suedinë. Të porsamartuarit rrinin në anët e kundërta, të ndarë vetëm nga një fjongo e bardhë.

Nusja Camilla Oyjord tha se ajo bëri shaka me propozimin për një martesë të tillë, por miqtë dhe anëtarët e dy familjeve e pranuan idenë me entuziazëm.

Dhëndri Alexander Clern u tha gazetarëve se as ai dhe as e zgjedhura e tij nuk prisnin asnjë nga miqtë e tyre të ngushtë të merrnin pjesë në ceremoni, pasi rruga për në vendin e zgjedhur çon përgjatë një shtegu të gjatë pyjor. Në fund, ata të dy u emocionuan nga numri i të ftuarve në ceremoninë e dasmës së tyre në pyll.

Midis të ftuarve ishin dy oficerë policie. Ata u siguruan që askush të mos kalonte kufirin.

“Policia me mirësi na pyeti nëse dhe ata mund të merrnin pjesë në ceremoni. Sigurisht që ne i pranuam,” thanë të porsamartuarit.

Kategoritë
Të ndryshme