‘Një luftë e mundshme me Iranin, do të ishte ‘e tmerrshme’ për ShBA-në dhe aleatët e saj’

Ali Shemhani, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha se Teherani zotëron shumë mjete, përfshirë edhe “luftën me prokurë”, për t’i përdorur në një luftë të mundshme, dhe se kjo luftë do të ishte “e tmerrshme” për Shtetet e Bashkuara. (SHBA) dhe aleatët e saj në rajon.

Këto deklarata Shemhani i bëri në një intervistë për televizionin amerikan “NBC News”.

Pas tërheqjes së ShBA nga marrëveshja bërthamore (P5+1) shumë njerëz në Iran filluan të mendojnë se firmosja e marrëveshjes bërthamore kishte qenë një gabim dhe një prej tyre jam edhe unë,- u shpreh Shemhani.

Duke e cilësuar ShBA-në si “burim tensioni” në rajon dhe “agresive” Shemhani tha se qëllimi i administratës së Uashingtonit përmes politikës së presionit maksimal nuk është të bëjë negociata, por ajo përpiqet që të marrë Iranin të gjithin në dorëzim.

“Irani nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve për sa kohë që ShBA-ja do të vazhdojë ndjek një politikë të tillë presioni”,- tha Shemhani.

Kur u pyet nëse Irani dëshiron apo jo ta shkatërrojë Izraelin, Shemhani tha se Teherani nuk e ka një qëllim të tillë, ndërsa shtoi se “Fatin e Izraelit do ta përcaktojë populli Palestinez”.

Politikat e administratës amerikane si p.sh. shpallja e “Jerusalemit kryeqytet” (të Izraelit) dhe “Marrëveshja e Shekullit” e kanë çuar Izraelin drejt shkatërrimit, nënvizoi Shemhani dhe shtoi: “Unë besoj se vendi që nuk e shikon realitetin në terren dëshiron që Izraeli të zhduket”.

Shemhani theksoi se është shumë e vogël mundësia që tensioni midis Iranit dhe ShBA të kthehet në luftë.

“Një luftë e mundshme do të ishte e tmerrshme për ShBA-në dhe aleatët e saj. Irani disponon shumë mjete, përfshirë edhe luftën me prokurë. Nuk ka dyshim se imazhi i ShBA-së në rajon dhe në botë do të shkatërrohej edhe më tej”, përfundoi zyrtari iranian i sigurisë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet