Një kosovar dhe një kurd në kantinën e fakultetit

Shkruan: Berk Kyçyk

Ishte semestri i parë e vitit të parë në studimet bachelor në Universitetin Anadolu të Turqisë, bëhet fjalë për muajin nëntor të vitit 2012. Si një student i ri, kalojash nga fazat e adaptimit në një sistem dhe shoqëri të ri. Isha i vetmi student nga Kosova në një klasë prej 23 studentëve ku 20 prej tyre ishin turq dhe 3 të huaj. 2 të tjerë ishin nga Azia qendrore. Siç ceka edhe më lartë isha ne fazën e adaptimit andaj kllapën e parë të shoqërisë e formova me këta të huaj. Rinim bashkë gjatë pauzave, shkonim bashkë në mensa etj. Nuk kaloj as një muaj, syrin ma tërhoqi një student i cili zakonisht rinte vet në klasë, po ashtu në kantinë e as nuk fliste me dikë, në fillim mendova se edhe ai ishte nga një vend të huaj, por nga tipi dukej sikur nga një vend nga Lindja e Mesme, edhe unë si një tip jo-shumë komunikativ, një ditë vendosa të afrohem dhe të futem në muhabet, ishte pauza e drekës, u ula në tavoline dhe u njoftuam, nuk fliste shumë, turqishten e fliste rrjedhshëm por kishte edhe një theks, u bëmë shok në facebook, dhe brenda disa ditëve na u bashkëngjit në shoqëri. H.A ishte nga fshati Ergani të qytetit Diyarbakır, qyteti më i madh në Lindje të Turqisë, ishte me origjinë kurde, kishte një familje të gjerë me mbi 15 anëtarë. Ishte një djalosh pozitiv, i zgjuar por në muhabete mbante distancë, nuk i pëlqente të fliste për vete ose për familjen e vet, me shume na pyeste neve, vendet tona, kulturën, gjuhen etj. Për një kohe shume te shkurtër krijuam një shoqëri te ngushtë. Shpesh na thoshte: “Me pëlqen shume te ri e te flas me juve, sepse ju nuk më paragjykoni”. Edhe pse i zgjuar, H.A nuk rrinte shumë mbi lendet, sikur studionte paqejf, një dite vendosa qe te shkoj mbi këtë dukuri, pas disa insistimeve pranoj qe te na tregonte me shume për historinë e tij. Na tha se prindërit e kishin dërguar ne studime pa pëlqimin e tij, pra me një fjale tjetër ‘me zor’.

Rrëfimi i tij atë ditë me plot kuptimin e fjalës më kishte trishtuar, e mbaj mend si sot:

“Ne jemi një familje te gjere, atje ne fshat kemi shume toka, unë qe kur isha 10 vjeçar fillova te ndihmoja babit tim ne bujqësi tani jam 20 vjeçar, kam dy axhë, ata kishin dyqane ne qytet, produktet tona qe nxirrnim nga toka ata na shisnin atje, kështu fitonim jetën, ne qershor te këtij viti (2012) disa persona kishin shkuar te axha ne dyqan kishin kërkuar haraç por axha u kishte rezistuar, ata kishin kërcënuar se nëse shkon ne polici do i gjente belaja. Një dite e thirri babin tim, ne ishim duke punuar, na tha qe dikush e kishte thyer xhamat e dyqanit por rastin nuk e kishte raportuar ne polici. Nuk kishte kaluar as një jave kur haraçgjinjet ishin shfaq përsëri, kësaj radhe me kërcënime ma serioze sa qe axha kishte pranuar te jepte ca para. Kjo vazhdoi kështu disa muaj, ne insistonim qe rastin ta paraqiste ne polici por ai nuk donte te bënte një gjë të tillë, ata qe kërkonin haraç ishin nga mali, pjesëtarët e PKK-së, kishin kërcënuar me fëmijët. Axha i dinte për rastet te shumta te këtij lloji, shantazhe, kidnapime andaj ishte dorëzuar. Ata vinin çdo muaj dhe merrnin një shume te caktuar te hollave. Arsyetimi i tyre ishte se me këto para ata e financonin kauzën e tyre për një shtet autonom përbrenda Turqisë, pra harxhonin për blerjen e armeve dhe municioneve, për rekrutime te reja etj. Një dite kishin ardhur dhe e kishin thënë se parat qe po i jepe nuk janë te mjaftueshëm andaj e kishin trefishuar haraçin, kjo ishte e papërballueshme për të njashtu edhe për ne, ata e dinin këtë andaj e kishin bere një tjetër ofertë, në kompensim te haraçit e kishin kërkuar djalin e tij me te madh qe ti dorëzonte atyre për t’iu bashkëngjitur ne organizatë. Aty axha kishte vendosur qe rastin te ndante me organet e rendit. Nuk e di si por kjo i kishte shkuar atyre ne vesh. Policia menjëherë e kishte filluar hetimet, por nuk kaluan as dy dite kur e morëm atë lajm qe na errësoje ditën, anëtarët e PKK-s e kishin kidnapuar djalin e tij ne dalje te shkollës, nuk ishin mjaftuar me kaq edhe neve na kishin djegur fushën bujqësore. Nga mërzitja e madhe qe kishte, axha ishte mbyllur në shtëpi, disa here kishte tentuar te kaloj ne kontakt me ta por te gjitha pa rezultat. Shteti na kompensoj një pjesë të demit, por ishte mundi shumëvjeçar ajo qe na kishte rrëshqitur nga dora. E gjithë familjen e kishte kapluar një panik, fëmijët nuk i linim vete ne shkolle. Ndërkohë kërkimet vazhdonin. Një ditë babi me thirri ne shtëpi, me tha se kishte diçka te rëndësishëm për te diskutuar, kur vajta ne shtëpi, ne sallon e gjeta nënën duke qarë, babi më tha se çështja është shume serioz dhe se unë isha ne rrezik, pjesëtarët e PKK-së e kishin thirrur ne telefon babin tim dhe e kishin kërcënuar, kërkonin para. Aty babi kishte vendosur qe te me largonte nga fshati, me tha se do shkosh ne fakultet, te paktën disa vjet sa të qetësohet situata këtu. Ne fillim nuk e pranova, thash qe me kishte kular edhe mosha por vuajtjet e prindërve me detyruan qe te pranoj, aplikova dhe fitova këtë universitet madje me bursë. Tani jam këtu. Ende e kësaj dite nuk kemi ndonjë lajme nga kushëriri, nuk e dimë as nëse është i gjalle apo jo. E vetmja lajm pozitive qe e morëm deri tani është kapja e vagabondëve qe e kishin thyer xhamat e dyqanit edhe ata nuk dinin send më tej. Ju ndoshta keni pas ndonjë njohuri paraprake për këto probleme në lidnje ose për organizatën PKK, por unë mund t’ju them lirisht se kjo është me shume një çështje kurdo-kurde sesa një problem ndërmjet turqve dhe kurdëve, sepse ne jemi ata qe heqim me shume prej tyre. Veprimtaria e tyre ilegale ka filluar nga vitet 70-ta, për shkak tyre ne sot po paragjykohemi, ata nuk na përfaqësojnë neve. Ata janë një pakice që nën petkun e një kauze boshe na kanë mashtruar me vite, kështu janë bërë të pasur. Kanë shantazhuar njerëz, kanë mbledhur haraç, kanë kidnapuar njerëz, kanë vrarë shumë civilë të pafajshëm, ata nuk mund të jenë kurdë. Nuk mund të shiten në emrin tim. Ata janë terroristë. Ne ishim në dyzen para se te vinin ata, mua me mjafton ky shtet”.

Kjo ngjarje dhe shume ngjarje te tjera qe kam dëgjuar nga ai me bene qe ta braktisi paragjykimet qe e kisha ne lidhje me këtë çështje.

*Rrëfimin e shokut tim e përshkrova duke kërkuar leje nga ai, e vetmja gjë që më kërkoi ishte që të mos publikoj emrin e tij andaj në tekst kam përderur vetëm inicialet. Ai tani është duke punuar në një agjenci marketingu në Stamboll e në anën tjetër po vazhdon studimet e master.

*Komenti im: Para se te gjykoni Operacionin e forcave turke ne veri te Sirisë, ose te krijoni një qëndrim për këtë, informohuni më me detaje se çfarë qëndron në të vërtet pas këtyre ngjarjeve, mos e formuloni mendimin tuaj nën ndikimin e propagandave të pa baza nga disa media vendore të cilët kanë vetëm dy qëllime: 1. Klikime dhe 2. Qëllime të caktuara nën direktivat e financuesve të tyre.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet