Një “dorë e zezë” po përgatit skenarin e Parisit edhe për Stambollin? Jelekët e verdhë shiten me 79% zbritje

Që nga 17 nëntori të këtij viti, Parisi është përfshirë nga protestat e dhunshme, ku me qindra-mijëra persona protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës. Veshjet e tyre shoqërohen gjithmonë me jelekë të verdhë dhe ka një arsye për këtë.

Në Francë, shoferët janë të detyruar t’i veshin ato jelekë që konsiderohen si pajisje sigurie. Së bashku me trekëndëshin e kuq që vendoset pas makinës, ata duhet të mbajnë veshur jelekët e verdhë edhe kur dalin nga makina. Në rast se pësojnë problem me automjetin ose aksident dhe nuk kanë të veshur jelekun, ata rrezikohen të gjobiten me 135 euro, bazuar në ligjin e futur në fuqi në vitin 2008.

Por ajo se çfarë ka tërhequr vëmendjen e mediave turke sot, ishte çmimi i këtyre jelekëve në Turqi, në dyqanin më të madh online të Turqisë, “hepsiburada.com” këtyre jelekëve iu është ulur çmimi nga 23,40 në 4,9 lira që do të thotë 79% zbritje.

Zbritja drastike e këtyre jelekëve ka ngjallur reagime nga mijëra përdorues të rrjeteve-sociale të cilët dyshojnë për një skenar si të Parisit edhe në Stamboll.

Në anën tjetër në lidhje me këtë ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga qeveria turke, transmeton Gazeta e Re.

Ndryshe, Turqia në vitin 2013 është përballur me protesta masive të dhunshme anti-qeveritare të cilët sipas zyrtarëve turk kishin qëllime politike dhe financoheshin nga burimet e jashtme, kryesisht nga fondacionet qe udhëhiqte çifuti-hungarez George Soros.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet