Një delegacion prej 27 kryetarë të Komunave vizitojnë Komunën Bagcilar të Stmabollit

27 kryetarë të Komunave nga Kosova realizuan një vizitë zyrtare në Komunën Bagcilar, ku ata u pritën nga kryetari i kësaj komune, Lokman Çağırıcı, njofton Gazeta e Re.

Delegacioni prej 27 kryetarëve morën informacione mbi procesin e transformimit të mbeturinave, konkretisht për riciklimin e mbeturinave. Më pas delegacioni kosovar vizitoi qendrat për mbledhjen e mbeturinave dhe riciklimin e tyre.

Ndërsa zyrtaret e Komunës Bagcilar e cila drejtohet nga Partia Për Drejtësi dhe Zhvillim (Ak Parti), realizuan një seri prezantimesh ku ata njoftuan delegacionin kosovar në lidhje me punët dhe sistemin e riciklimit.

Kryetari i kësaj komune, Lokman Çağırıcı shprehi kënaqësi nga vizita dhe deklaroi se gjithmonë janë të gatshëm që ta shkëmbejnë përvojën me Komunat e Kosovës.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet