Një barnatore në Ulpianë përfshihet nga zjarri (Foto)

Barnatorja e njohur “Rexall”, e cila gjendet afër selisë së AAK-së, në Prishtinë, është përfshirë nga një zjarr, sot në orët e mbrëmjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, e cila po punon për shuarjen e zjarrit.

Qarkullimi i automjeteve është ndërprerë në të dy kahet.

Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet materiale.

Ekonomia Online ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Kategoritë
LajmeVendi