Një aksident mes tragjikes dhe komikes: fati i çuditshëm i një gruaje në motor (Video)

Në rrjetet sociale u shfaq një video e një aksidenti të çuditshëm trafiku, në të cilin, për fat të mirë, nuk pati të lënduar në mënyrë tragjike, edhe pse pamjet janë vërtet të trishta, deri në tmerr. Kjo pasi njeriu që ishte në një motor(një grua) e u përplas me një makinë, përfundoi në një gropë kanalizuese në anë të rrugës, tip pusetë e hapur.

Aksidenti ndodhi në Brazil, në qytetin e Paragominas, kur drejtuesi i një makine, ndërsa kthehej majtas, në shkelje tyë rregullave të trafikut, i preu rrugën motorit, e cila kishte një avantazh për të lëvizur në kryqëzimin ku ndodhi përplasja.

Pas përplasjes së makinës dhe skuterit, gruaja që ishte në motor rrëshqiti në asfalt beton deri sa ra në pusetën e hapur të kanalizimeve.

Drejtuesi i makinës filloi t’i thërriste njerëzit ta ndihmonin, sepse nuk mund ta ndihmonte vetë. Pas ca kohësh, kur u mblodhën njerëz të mjaftueshëm, ata arritën ta nxirrnin gruan në sipërfaqe.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet