Nisma Socialdemokrate vazhdon procesin zgjedhor nëpër degë

Në kuadër të procesit zgjedhor të Nismës Socialdemokrate, sot në Malishevë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Nismës së Gruas, ku janë zgjedhur organet e reja.

Kryesia e re për kryetare e ka rizgjedhur për një mandat tjetër: Besarta Kryeziu-Rama, nënkryetare e parë: Sadije Krasniqi, nënkryetare e dytë: Gentianë Hoti, sekretare e përgjithshme: Blerta Krasniqi dhe sekretare organizative: Edonjetë Stolliqi.

Kryetarja e Gruas, Valdete Dushica- Bajrami vlerësoi lart angazhimin e deritashëm të Nismës së Gruas në Malishevë, dhe i ftoi ato që në këtë frymë të vazhdojnë angazhimin e tyre në funksion të forcimit edhe më shumë të Nismës në këtë komunë dhe në vend.

Prezent në këtë Kuvend nga qendra ishin edhe zv-kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, ministri Vesel Krasniqi dhe anëtari i kryesisë, Mevludin Krasniqi të ciliët iu uruan suksese të zgjedhurave nga ky Kuvend.

Kuvendin e përshendeti edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Arbëreshë Krasniqi.

Zgjedhjet e brendshme do ta fuqizojnë edhe më shumë subjektin tonë politik.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet