NISMA… për ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive në Prizren

NISMA për Kosovën  mbajti mbledhjen e këshillit drejtues të degës në Prizren, ku përveç deputetit, kryetarit të degës Zafir Berisha, mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Z. Bilall Sherifi dhe deputeti, sekretari për çështje organizative Enver Hoti.

Në një njoftim të Degës së Nismës në Prizren thuhet se rreth situatës politike në vend Sherifi tha se Kosova po kalon nëpër një periudhë të rëndë politike dhe ekonomike dhe për këtë NISMA me kontributin e vet është duke i  shërbyer interesave të qytetarëve të vendit duke mbajtur qëndrim konstruktiv, në raport me sovranitetin e vendit sa i përket temave tashmë të njohura siç është demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe.

Ndërsa për çështje organizative rreth partisë, Hoti shpalosi strategjinë e NISMA-s, në nivel vendi lidhur me organizimin e brendshëm, derisa kryetari i degës Zafir Berisha nga këshilli drejtues i degës së “NISMA” në Prizren, për një angazhim maksimal të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, me qëllimin që ti kthehet dinjiteti dhe krenaria qytetit të Prizrenit.

Ai potencoi para të pranishmëve nevojën për ndryshime në interes të qytetarëve të Prizrenit dhe Kosovës, si forcë serioze politike është e vetmja e cila me platformën e saj social demokrate, do ti kthej institucionet e qeverisjes komunale në shërbim të qytetarëve.

Udhëheqësit e ”NISMA” për Kosovën më pas zhvilluan edhe një takim me qindra të rinj të Prizrenit, të cilët u treguan të gatshëm të jenë pjesë e strukturave dhe ekipit të “NISMA” për Kosovën, ekip ky që garanton ndryshime të qëndrueshme dhe pozitive në Prizren, thuhet në fund të njoftimit./Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet