Nisma: PDK po i bën presion kryetarit të KKZ-së, Zogaj e mohon

Nisma për Kosovën, dega në Malishevë nëpërmjet një komunikate thotë se kryetari i Komisioni Komunal Zgjedhor ka presion nga PDK-ja ku sipas Nismës ka për qëllim që të shkaktojë incidente në qendrën e votimit në fshatin Banjë të Malishevës.

“I bëjmë thirrje kryetarit të KKZ-së, të mos i nënshtrohet presionit të askujt, pasi mban përgjejgësi për veprimet e tij”, thuhet në komunikatën e Nismës.

KosovaPress ka kontaktuar nëpërmjet telefonit me kryetarin e KKZ-së Rexhep Zogaj, i cili ka mohuar të ketë presion nga dikush.

“Jo nuk është e vërtetë, unë sot jam duke e kryer punën time si kryetar I KKZ-së dhe nuk kam asnjë problem”, tha Zogaj për KosovaPress.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendiZgjedhjet Lokale 2017

Të ngjajshmet