NISMA me Zafir Berishën në Prizren front me gratë

Deputeti i Kosovës dhe Kryetari i partisë NISMA dega në Prizren, në kuadër të takimeve të shumëta që po ndërmerr ditët e fundit, ka filluar edhe takimet me gratë në kuadër të informimit të komunitetit me programin e partisë NISMA.

Berisha në faqen e tij në facebook ka postuar detaje rreth këtij aktiviteti. Më poshtë postimi i tij i plotë:

“Prezenca e grave në këtë takim është fuqizim i orientimit socialdemokrat të partis NISMA, gratë si një nga shtylla më e rëndësishme e familjes dhe shtetit, do të kenë vendin e merituar në institucione për ti dhënë kuptimin e duhur demokracisë në shtetin ton e cila është cunguar nga kapsit e shtetit.Roli i gruas gjatë gjithë historis ka qen shum i rëndësishëm por edhe vendimtar, prandaj rreshtimi masovikë i grave me NISMA-n për Kosovën po tregon se ndryshimi i shumpritur po afron.”

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet