Nisin punimet për ndërtimin e xhamisë në fshatin Muradem të Prizrenit

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e xhamisë në fshatin Muradem, kanë njoftuar banorët e këtij lokaliteti.

Në një postim në faqen e xhamisë të këtij fshati , janë publikuar disa foto të fillimit të punimeve. Kjo xhami e fshatit Murademë, do të jet nën menagjimin e Bashkësis Islame në Prizren, raporton TV Prizreni.

Ky është postimi i plotë:
Sot me 14-02-2020 ditë e xhuma me izën e zotit dhe ndihmën e donatorëve filluan punimet për ndërtimin e xhamis së fshatit tonë të dashtun MURADEMËS të cilat punime do të menagjohen nga Bashkësia Islame e komunës së Prizrenit.

Punimet e para për heqjen e dheut dhe nivelizimin e vendit ku do të ndërtohet xhamia i ka marrur për sipër për ti kryer donatori nga fshati Kobajë ” ELI TRANS “me pronar Nehat Bislimaj të cilin e falenderojm përzemërsisht ne banorët e fshatit Muradem.

Gjithashtu falenderojmë të gjithë donatorët të cilët kanë kontribuar dhe mendojnë të kontribojnë në mënyra të ndryshtme në ndërtimin e këtij tempulli i cili i ka munguar fshatit tonë .
ALLAHU ju shpërbleft juve dhe familjet tuaja ishalla 🙏🙏🙏

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet