Nisën nga Suri, erdhën deri në Idlib: “Ç’kërkon Turqia në Siri?

Çfarë mllefi e urrejtjeje i ka kapluar sytë e tyre…

Le të mendojmë vetëm 10 vitet e fundit…

Tayyip Erdoğan ka marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2011, dy herë në vitin 2014, dy herë në vitin 2015, në vitin 2018 dhe në vitin 2019, e ka arritur në fitore të thellë ndaj rivalëve të tij…

As nuk i numëroj referandumet që janë zhvilluar ndërkohë…

Pavarësisht kësaj, ata që hidhnin vallen e lëkurëkuqëve duke thënë “Të ikë Tayyip Erdoğani”…

Për Esedin që nuk ka marrë pjesë edhe në një zgjedhje të vetme…

Që vazhdon mbretërinë që i ka kaluar nga i ati…

E zbukurojnë gjendjen duke thënë, “Është e paqartë se ç’do të ndodhë me Sirinë pas Esedit… Nuk duhet të kemi kërkesa ndaj Esedit… Duhet të ulemi në një tryezë me Esedin…”

Veçse arrij të them, “Habi… Habi e çfarë habie”, nuk arrij të them gjë tjetër…

Edhe nëse nuk kanë votuar Tayyip Erdoğanin…

Janë njerëz që kanë ngrënë bukën e Turqisë…

Që kanë pirë ujin e Turqisë…

Mirëpo që i kanë sytë në rrjetet sociale…

Në faqet e internetit që janë kundër Erdoğanit…

Habitem me ata që përpëliten që të vijë edhe një lajm i tepërt i një dëshmori nga Idlibi, që gëzohen në rast se do të vijë edhe një lajm tjetër për dëshmor…

Nuk arrij të kaloj pa pyetur:

“Ç’do të fitoni?”

Gjithë ky mllef e urrejtje, kjo urrejtje ndaj ushtarëve të vetë shtetit të tyre, mos buron veçse nga armiqësia që ndjehet ndaj Tayyip Erdoğani?

Kaq shumë u errësuan sytë e këtyre njerëzve?

Kaq shumë i paska verbuar sytë ambicia e tyre?

A nuk e gëzon Esedin të qenit të numrit të dëshmorit më shumë se një, a nuk e gëzon PYD-në (Partiya Yekîtiya Demokrat-Partia Demokratike e Bashkimit)?

A nuk e gëzon Rusinë, e cila ka pushtuar Krimenë dhe që nuk është aspak e kënaqur nga qëndrimi i Turqisë atje?

A nuk e gëzon SHBA-në që fërkon duart duke thënë “Oh oh.. Do të vijnë tek ne”?

A nuk e gëzon Iranin, i cili e harroi realitetin se në periudhën kur në kolltukun e Presidencës së SHBA-së ulej Obama, ne ishim i vetmi shtet që e mbështetëm në debatet e armëve nukleare, mirëpo që në këta kohë shpreh qëndrime armiqësore ndaj Turqisë?

Për më tepër…

A nuk i gëzojnë këta qëndrime anëtarët e PYD-së që thonë “Nuk na lejuan të formojmë shtetin PYD?”

Më së fundmi…

Të gjitha këta a nuk e gëzojnë Izraelin, i cili vjen në krye të tërë çibanëve?

Po, i gëzon ata…

Si mund t’i gëzohen ata që bëjnë politikë, që jetojnë në këtë shtet, që thonë se janë shtetas të këtij shteti, nuk e kuptoj, nuk arrij ta kuptoj.

Mund të zotëroni qasje të djathtë…

Mund të zotëroni qasje të majtë…

Po ashtu mund të mos zotëroni asnjë qasje…

Por…

Në një mënyrë që të më shastisë edhe mua, që jam në profesionin e gazetarit për gati 30 vite…

OdaTV, e cila titullin kryesor në formën “Në Idlib kanë rënë dëshmorë”, e fiksojnë në webin e tyre në radhë të parë pa e prekur për 18 orë, vallë mos ndikohen nga madhësia e dhimbjes që ndjejmë për dëshmorët dhe dëshirojnë që të mos pushojë asnjëherë reagimi ynë ndaj atyre që hapin zjarr ndaj ushtarëve tanë?

Mos vallë pas asaj ngjarjeje të dhimbshme që përjetuam para një dite, duke formuar perceptimin se është përjetuar një sulm tjetër, se përsëri kanë rënë dëshmorë, duan të krijojnë rebelime të popullit ndaj pushtetit politik?

Po pyes T24…

Mos keni marrë urdhër nga e njëjta qendër me OdaTV?

Mos vallë për shkak se në armiqësinë ndaj Turqisë, hani të njëjtin ushqim mirëpo pini ujë ndryshe, firmosët të njëjtën tradhti?

Ah.. Ah..

Sa shumë tradhtarë paskemi…

Ah sikur kjo tradhti të ishte veçse në gazetari…

Sikur të ishte veçse në rrjetet sociale…

Sikur të ishte veçse në organizatat profesionale..

Sikur të ishte veçse në politikë…

Prapë nuk do më gëlonte zemra kaq shumë…

Por…

Këta janë në çdo vend…

Në rrugica, në kompani private, në institucione publike… Madje edhe në Parlamentin e Popullit të Madh të Turqisë…

Jo më shumë, para një jave pyesnin:

“Ç’punë kemi ne në Idlib?”

Nëse do e pyesnin me sinqeritet këtë pyetje,

Nëse vërtet do të mundoheshin të kuptonin…

Nëse vërtet do të mundoheshin të kuptonin këtë çështje.

Ejvallah do të thoja, një mijë herë ejvallah…

Mirëpo ata që pyesin: “Ç’punë kemi ne në Idlib?”

Nëse më parë kanë pyetur “Ç’punë kemi ne në Afrin”…

Nëse të njëjtët persona para kësaj kanë thënë, “PYD nuk përbën një rrezik për ne!”…

Nëse me emër e mbiemër, po ashtu edhe me parti, të njëjtët persona më para kanë thënë, “Esedi nuk është armiku i Turqisë… Duhet të ulemi e të bisedojmë me Esedin!”

Nëse të njëjtët persona, para të gjitha këtyre të mos kishin thënë, “Forcat policore të mos realizojnë operacion në provincën Sur për të eliminuar hendeqet”…

Mos të kishin thënë, “Policët tanë të mos ndërhyjnë në hendeqet që gjenden në Nusajbin”…

Po, duke nisur nga provinca Nusajbin e Mardinit e duke vazhduar tek provinca Sur e Dijarbakirit, toka të cilat janë brenda Republikës së Turqisë…

Nëse kundërshtimet e tyre në formën “Përse jemi atje” të mos kishin arritur deri në Idlib…

Do të thoja, “Le të mendojmë pak mbi këtë pyetje”…

Por mbi të gjitha këta nuk kanë kaluar dhjetra vite… Por i kemi përjetuar në 4-5 vitet e fundit, të gjithë këta realitete…

Edhe në Sur kundërshtuan… Edhe në Afrin…

Po ashtu kundërshtuan edhe në Idlib…

Ndërkohë kur ishim të detyruar të hynim në Afrin në mënyrë që të mos gërmoheshin më hendeqe, pasi kishim mbaruar hendeqet në Sur…

Në mënyrë që shkulja dhe hedhja tutje e prezencës së PYD-së në Afrin, tia vlente, duhej të ishim në Idlib…

Nëse çështja do të ishte nëse pyesin “Ç’punë kemi në Idlib” ngaqë nuk e kuptojnë apo për shkak të tradhtisë së tyre, kjo është diçka që zgjidhet…

Mirëpo nëse çështja qëndron tek tradhtia…

Është e pamundur, nuk nxënë mend…

Ata që thonë, “Ç’punë kemi ne në Idlib”, që tentojnë të na japin mend duke thënë, “Atje është një vend jashtë kufinjve tanë… Si e kalojmë ne kufirin?”

Po të mos kundërshtonin faktin që të përdornim të gjithë të drejtat e sovranitetit brenda tokave të Turqisë, do të thoja se bëjnë kështu për shkak të tradhtisë…

Por, në shembullin më të thjeshtë, kur ne themi “Sipas Konventës së Montrosë, Turqia, në rast të rrezikut për luftë, mund të ndalojë kalimin e anijeve ushtarake nga Ngushtica e Stambollit. Në këtë kuadër duhet të ndalojë kalimin e anijeve ushtarake ruse në Ngushticën e Stambollit” menjëherë iu del zëri dhe nisin të luajnë rolin e përkrahjes së Rusisë…

Gjë të cilën jam e sigurt se do e bëjnë…

Ashtu si në momentin kur ne thamë, “Tashmë nuk do i pengojmë më emigrantët. I hapëm portat kufitare”, menjëherë në këmbim të kësaj thanë, “Të hapim portat kufitare do të thotë të bëjmë shantazh ndaj Bashkimit Europian”…

Nëse këta persona kundërshtojnë çdo gjë që është në interes të Turqisë dhe megjithëse qasjes së majtë që zotërojnë bëhen menjëherë përkrahës së BE-së… Pavarësisht mendimeve të tyre mbi kapitalizmin mund të bëhen përkrahës të Rusisë…

Nëse themi, “Meqë i kemi hapur portat kufitare… Sikur të shkoni edhe ju tek ata që dashuroni kaq shumë?” vallë a do të ishte kjo padrejtësi?!


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet