Nis testi përfundimtar për vaksinën që parandalon SIDA-n

Një vaksinë e re që parandalon virusin HIV vjen në fazën e tretë të eksperimentimit, që do të përfshijë 3 800 persona në Amerikën e Jugut, ShBA dhe Europë, njoftoi Instituti Kombëtar amerikan i Shëndetit (NIAD).

Testi, i quajtur Mozaik, do të provojë një vaksinë të dizajnuar për të nxitur një përgjigje imune ndaj llojeve të ndryshme në të njëjtën kohë dhe do të kryhet te meshkujt që kanë kryer marrëdhënie seksuale me burra dhe transgjinorë të moshës nga 18 deri në 60 vjeç.

“Ne jemi të përkushtuar për të zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efektive ndaj HIV që është e përdorshme nga popullsia më e prekshme ndaj virusit”, shpjegon Anthony Fauci, drejtor i NIAID.

Kategoritë
BotaLajmeShëndetësi

Të ngjajshmet