Nis takimi Turqi-ShBA për zonat e sigurisë në veri të Sirisë

Një delegacion i Republikës së Turqisë dhe SHBA-ve filluan takimet e punës lidhur me vendosjen e zonave të sigurisë në veri të Sirisë.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se takimet filluan në hapësirat e këtij institucioni në Ankara, raporton AA.

Në njoftim thuhet se në prag të fillimit të seancave të punës, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe i dërguari amerikan për Sirinë, James Jeffery arritën pajtueshmëri për punën e koordinuar dhe të përbashkët në vendosjen e zonave të sigurisë për civilët në veri të Sirisë.

Takimet e punës të delegacioneve ushtarake turke dhe amerikane do të zhvillohen edhe ditëve në vijim.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet