Nis projektimi për ndërtimin e 500 shtëpive nga Turqia për të prekurit nga termit

Tërmeti i datës 26 nëntor ishte një katastrofë e madhe për shqiptarët, ku qindra e mijrëa njerëz mbetën pa shtëpi. Turqia e cila padyshim që ishte e para në terren përmes ndihmave ushqimore, grupeve të shpëtimit dhe ekspertëve të evidentimit të dëmeve, normalisht ende me të gjitha institucionet e saj si; TİKA, AFAD apo Kızılay ndodhet në terren duke i ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

Mijra pako ushqimore, batanije dhe çadëra të shpërndara në pak ditë padyshim që nuk ishin fundi, por fillimi i një ndihme të një miku të vërtet.

Presidenti i Turqisë përmes një deklarate për mediat tha se do të ndërtonte 500 shtëpi për vëllezërit shqiptarë. Në këtë kuadër shteti turk menjëher nisi ekipet për të parë dhe studiuar mundësitë e ndëritmit të tyre. Në këtë kuadër një delegacion turk i kryesuar nga Zëvendës Kryetari i TOKİ-it, Mustafa Levent Sungur, institucion ky në varësi të Ministrisë turke të Mjedisit dhe Infrastrukturës, ndodhet në terren për të parë nga afër se ku dhe si mund të realizohet ky projekt. Të shoqëruar me një ekip specialistësh shqiptarë ata kanë vizituar Laçin, Thumanën, Durrësin dhe Tiranën, ndërsa sot kanë zhvilluar një takim infromues dhe koordinues edhe me ministren shqiptare të Kulturës, Elva Margariti. Delegacioni turk shoqërohej edhe nga Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Në takim ministrja Margariti ka thënë se shumë vende kanë premtuar për ndihmë, ndërsa Turqia ka qenë padyshim shteti i parë që këtë premtim e ka vënë dhe vazhdon ta vërë në veprim. Sipas saj ndërtimi i 500 shtëpive nga Turqia tashmë ka hyrë në fazë tjetër, ku ka nisur preojektimi dhe bisedimet teknike.

Nga ana tjetër Ambasadori Yörük në fjalën e tij përpara gazetarëve ka thënë se Turqia është reale në ndihmën e saj ndaj vëllezërve shqiptarë. ‘E vetmja gjë që mendojmë tani është ndihma ndaj vëllezërve tanë shqiptarë të prekur nga tërmeti’, tha ai duke vënë në pah se ata e dinë mirë dhimbjen nga fatkeqësi të tilla pasi vetë janë një vend sizmik. Yörük tha se ky nuk është thjeshtë një premtim dhe se së shpejti do të bëhet realitet.

Ndërkohë edhe Zëvendës Kryetari i TOKİ-t, Sungur falenderoi ekipet shqiptare për mbështetjen dhe gatishmërinë e ofruar në terren. ‘Ne kemi dëshirë që të sjellim këtu përvojën tonë. Kemi dëshirë që të ndërtojmë me cilësi, pa prekur arkitekturën vendase dhe të sjellim risi në jetën e qytetarëve shqiptarë’ shtoi ai duke thënë se ata janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në çdo gjë për të cilën qeveria shqiptare do të ketë nevojë.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet