Ngrënia e tepërt është shumë më e rrezikshme se sa mendoni

Hulumtues nga Universiteti Lafboro kanë konkluduar se ngrënia e tepërt brenda vetëm një dite rrit rrezikun nga zhvillimi i diabetit tip 2.

Kur hamë, vjen deri te ngritja e nivelit të sheqerit në gjak dhe ulet ndjeshmëria ndaj insulinës, transmeton KP.

Kur pankreasi në situata të caktuara është i detyruar të prodhojë më shumë insulinë, kjo mund të çojë deri te pamundësia e tij për ta krijuar kur është e nevojshme.

Në studim morën pjesë 15 të rinj, të cilët iu nënshtruan testit të tolerancës ndaj glukozës para dhe pas konsumimit 24 orësh të ushqimeve të pasura me yndyrë.

Vetëm një ditë mjaftoi që pjesëmarrësve t’iu rritet në mënyrë drastike niveli i sheqerit dhe të ulet ndjeshmëria ndaj insulinës.

Hulumtuesit porositin se duhet të jemi të kujdesshëm gjatë festave të ndryshme ose kur jemi në pushim, dhe këshillojnë që të jemi të vetëdijshëm për sasinë e ushqimit që konsumojmë, në mënyrë që të mos vijë deri te problemet.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet