Ngordh në Kenia rinoceronti i fundit mashkull i bardhë

Sudan, rinoceronti i fundit i bardhë mashkull i bardhë, ka ngordhur në moshën 45-vjeçare në kopshtin zoologjik Ol Pejeta Conservancy në Kenia.

Me zhdukjen e tij, kanë mbetur vetëm dy ekzemplarë femra të kësaj specieje. Njoftimi është dhënë nga ambientalisti ndërkombëtar WildAid, i cili shpjegon se si kafsha është vizituar nga një ekip veterinerësh, të cilët kishin konstatuar një përkeqësim të dukshëm të gjendjes së tij.

Elodie Sampere, zëdhënësi i kopshtit zoologjik, ka shpjeguar gjithsesi që kampionët e spermës së kafshës janë ruajtur me shpresën e inseminimit artificial për dy rinocerontët femra të mbetura (Najin dhe Fatu, të dyja vajza të Sudanit), në mënyrë që të përpiqeshin të shpëtonin specien nga zhdukja.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet