Nga sot hyn në funksion marrëveshja e Roamingut në Ballkan

Nga sot do të futet në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që nënkupton se çmimet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë, do të ulen.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar se që nga sot futet në funksion marrëveshja e roamingut me shtet e Ballkanit Përëndëimor.

Prej sot, çmimet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë do të ulen, ku çmimet do të jenë rreth 90% më të lira.

“Nga sot, hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që e kam nënshkruar në Beograd, në Prill të këtij viti. Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë”, thuhet në një njoftim të ministrit.

Ndërsa, njofton se brenda dy viteve, tarifat do të eliminohen tërësisht.

“Pra nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartëpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minut, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minut, mund të dërgoni mesazh për 4 cent për mesazh dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB. Tarifat e aplikiuara janë të bashkangjitura. Komunikim të këndshëm kudo që udhëtoni” shkruan ministri në njoftim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTë ndryshmeTeknologjiVendi

Të ngjajshmet