Nga një milion protestues, erdhëm në 100 mijë,Grekët po i thyejnë stereotipet

Nga një milion protestues, erdhëm në 100 mijë dhe tani në katër mijë. Kjo tregon se populli grek i thyen stereotipet, tha Nikos Kocias, duke i komentuar protestat e djeshme në afërsi të Prespës.

Shefi i diplomacisë greke menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Maqedoninë është takuar me prefektin e rajonit të Maqedonisë Perëndimore, Teodoros Karipidis, i cili i dorëzoi rezolutë nga këshilli rajonal ku shpreh mospajtim të qytetarëve me emrin e përbërë të dakorduar me përcaktim gjeografik, erga omnes. Karapidis, paralelisht, e ka njoftuar Kociasin për protestat dhe të lënduarit, ku shefi i diplomacisë greke ka komentuar se ka qenë i vogël numri i protestuesve, konkludoi se grekët i thyjenë stereotipet dhe pyeti “nëse protesta ka qenë protestë apo tentim të parandalohet nënshkrimi i marrëveshjes”.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet