Nga nesër në Aeroportin e Prishtinës duhet të shkoni 3 orë para fluturimit, lexoni edhe rregullat tjera

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot është takuar me kreun e Agjencisë së Aviacionit Civil të Kosovës, Bujar Ejupin, dhe përfaqësuesit e Aeroportit “Adem Jashari”, me të cilët ka diskutuar për masat e marra nga këto institucione para fillimit të fluturimeve më 28 qershor.

Abrashi në një njoftim në profilin e tij ka thënë se në takim është siguruar nëse janë marrë të gjitha masat siç rekomandon manuali anti-covid i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sot prita në takim të përbashkët drejtorin e AACK, Bujar Ejupi si dhe përfaqësues të ANP “Adem Jashari”, Gökmen Aritay dhe Uran Vela. Diskutuam për rifillimin e fluturimeve ajrore duke u siguruar se janë ndërmarr të gjitha masat sipas Manualit për mbrojtje nga përhapja virusit COVID-19 të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, ka shkruar Abrashi.

Ai ka përmendur edhe kushtet e reja që do të praktikohen që nga dita e nesërme.

“Nga nesër fillojnë fluturimet ajrore, me disa masa shtesë si:

1. Pasagjeret duhet të jenë në Aeroport 3 orë para fluturimit

2. Matja e temperaturës do të bëhet për te gjithë pasagjerët, që hyn ne terminal

3. Përdorimi i kabinetit për dezinfektim në hyrje të terminalit.

4. Masa shtesë të Policisë, Doganës, MSH-së;”, shkruan Abrashi.

Gjitashtu ai ka thënë se me përfaqësuesie te Aeroportit ka diskutuar  edhe për investimet në transportin ajror, hapjen e linjave të reja, programet nxitëse, liberalizimin e tregun për ofruesit e shërbimeve në Aeroport etj.

“Do të angazhohemi të kemi më shumë linja ajrore dhe me çmime më të ulta.Shihemi nesër ne Aeroport”, ka përfunduar Abrashi.

Kategoritë
LajmeVendi