Nga e enjtja gjoba mandatore për hedhjen e mbeturinave

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të fillojnë me gjoba mandatorë për të gjithë ata që hedhin mbeturina në vendet jo adekuate.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha sot gjatë një vizite në fshatin Polluzhë hedhja e mbeturinave në vende jo adekuate duhet të ndalohet.

“Veprimeve të tilla skandaloze duhet t’u themi mjaft. Hedhja e mbeturinave në natyrë, për më tepër, tek një lokacion i shenjtë siç është varri i dëshmorit Afrim Bajraktari në Polluzhë, është akt i ulët që s’bën të ndodhë. Nga e enjtja do të fillojnë gjobat mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate dhe ne si Komunë jemi të përkushtuar që t’i shkojmë deri në fund kësaj pune”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet