Nga Dardan Molliqaj kërkohet që të tërhiqet nga gara për deputet (Foto)

Në incidentin e 11 shtatorit të këtij viti, ndërmjet dy kandidatëve për deputetë, konkretisht ndërmjet Haki Abazit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Dardan Molliqajt nga koalicioni AAK/PSD; është identifikuar edhe fajtori kryesor. Pjesa më e madhe e opinionit publik po e akuzon Molliqajn për incidentin në fjalë, madje ka zëra që po kërkojnë nga ai që të tërhiqet krejt edhe nga gara për deputet – shkruan Gazeta e Re.

Dardan Molliqaj, edhe pas publikimit të xhirimeve të kamerave të sigurisë, është shprehur se ndihet i pafajshëm. Nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij në facebook, Molliqaj se pjesë e skenarit për ta manipuluar opinionin publik, ishte edhe vet televizioni T7:

«Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.»

Për më shumë, ai i ka cilësuar si shpifje, akuzat ndaj tij: «Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima. Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj.»

Mirëpo në këtë reagim të tij, nga mijëra ndjekës që kanë reaguar, 754 e kanë pëlqyer, 2012 ia kanë shprehur zemërimin ndaj këtij akti, 105 ia kanë dhuruar nga një zemër, 47 kanë qeshur, 2 janë befasuar, dhe 2 kanë shprehur pikëllimin.

Haki Abazi, protagonisti tjetër i këtyre xhirimeve, i është kundërpërgjigjur Molliqajt duke u kërkuar falje qytetarëve për shqetësimin e krijuar me këtë rast, duke kërkuar nga organet kompetente të reagojnë sa më parë, për ta çuar çështjen deri në fund.

«Është obligim i institucioneve që të veprohet që të sqarohet rasti dhe të parandalohet çfarëdo dhune në të ardhmen. Qytetarët e Kosovës meritojnë fushatë të qetë, debat civilizues dhe proces zgjedhor të lirë e demokratik.»

Në këtë status të Abazit, shumica e kanë pëlqyer, ndërsa vetëm një ka shprehur zemërim dhe tre kanë qeshur.

Emisioni i datës 11 shtator, ku prezent ishin dy kandidatët e lartpërmendur, qe karakterizuar me tone të ashpra e akuza të ulëta ndërmjet të ftuarve. Tensioni i ngritur brenda studios televizive, ka bërë të eskalojë situata edhe pas emisionit.

Shumë nga qytetarët, të indinjuar nga e tërë ajo që shihet në video, kërkojnë që Molliqaj të tërhiqet për fare nga gara.

«Kryerrugaçi vjen nga mbrapa duke e ofenduar Hakiun. R.Hoti futet n’mes meqë e dëgjon kryerrugaçin duke e ofenduar Hakiun. Kryerrugaci e sulmon duke ia kapur duart (shih nga minuta 0.15 kur kryerrugaçi me dorën e tij të majtë ia sulmon Hakiut dorën e tij të majtë). Kur ia ka kapur edhe dorën e djathtë Hakiut, atëherë ka reaguar Hakiu! Pra, ashiqare shihet që sulmuesi është kryerrugaçi!» – e komenton njëri nga qytetarët videon.

E disa të tjerë e kanë akuzuar Molliqajn edhe në murin e tij, duke i thënë se është i pa fytyrë. Duket që asgjë nuk do të sqarohet përfundimisht, pa e thënë fjalën e tyre institucionet relevante (hetuesia, gjyqësia)./Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e Ditës

Të ngjajshmet