Nga 1 qershori kosovarët mund të dalin në kafene e restorante

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka bërë të ditur se kafenetë, restorantet e jeta po i kthehen Kosovës me 1 qershor.

Me anë të një postimi në Facebook, Petrit Kllokoqi ka njoftuar se sektori i gastronomisë në Kosovë do të hapet me 1 qershor dhe se klientët duhet pasur parasysh masat mbrojtëse kundër koronavirusit.

”Ne po hapemi , kafja , ushqimi e jeta po i kthehet Kosovës, Ne duhet te mësohemi te jetojmë me virusin , duhet te ruhemi nga ai mirëpo edhe jeta ekonomike duhet te vazhdoje, u bëjmë thirrje te gjithë Gastronomeve qe ta ruajmë shoqërinë ta ruajmë vendin ta ruajmë vetveten, ashtu siç ditëm qe ne ditën e pare ti mbyllim”, ka shkruar Kllokoqi.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet