Neymar godet sërish PSG-në: Kur nuk je i lumtur duhet të ndërrosh klub

Neymar ka pranuar që ka provuar të largohet gjatë afatit veror, por insiston që do të jap më të mirën te PSG.

Pas dy sezoneve, kapiteni i Brazilit dëshironte largimin me një rikthim në Barcelonë, por transferimi dështoi sepse presidenti i PSG-së, kërkoi 300 milionë euro.

Neymar tha se do të bëjë më të mirën për gjigantin francez, sidomos në Ligën e Kampionëve, transmeton KosovaPress.

“Kur nuk je i lumtur, provon të ndryshosh në mënyrë që të rikthehesh në fomrën më të mirë. Këtë gjë provova të bëj, por do të jap më të mirën. Ndihem i lumtur. Do të jap më të mirën për të fituar, sidomos në Ligën e Kampionëve. Kam filluar mirë, duke ndihmuar skuadrën në mënyrën më të mirë. Shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë tërë sezonin” u shpreh ai.

Sot PSG është mysafirë i Club Brugge në kuadër së Ligës së Kampionëve

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet