Neymar po rikthehet tek Barcelona?

Të gjitha rrugët e dërgojnë Neymarin në Barcelonë

Tani, “Globoesporte”, shkruan se Josep Maria Bartomeu është takuar me drejtuesit e klubit për të diskutuar për një rikthim të mundshëm të Neymar në “Camp Nou”.

Burime të “Globoesporte.com”, kanë konfirmuar se deri më tani gjithçka është duke shkuar siç duhet dhe madje ka pasur edhe kontakte mes klubeve dhe se ekziston mundësia që pas 1 korrikut të arrihet marrëveshja për rikthimin e 27-vjeçarit në Barcelonë.

Ideja e Barçës është që të ofrojë rreth 100 milionë euro dhe ndonjë lojtarë.

Samuel Umtiti, Ousmane Dembélé dhe Ivan Rakitic janë emrat që përmenden se mund të përfshihen në këtë aksion.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet