Neymar paralajmëron Realin: Ndihem perfekt

Ylli i PSG-së, Neymar ka thënë se ndihet perfekt edhe beson se do të luajë në ndeshjen ndaj Real Madridit.

PSG në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve do të luajnë kundër “Los Blancos”, transmeton KosovaPress.

Neymar ka qenë i lënduar, mirëpo ka paralajmëruar Realin se do të jetë i gatshëm për ndeshjen që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” javën tjetër.

“Ndihem perfekt, mund të luajë kundër Real Madrid në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.

Për klubin francez kjo ndeshje nuk do të jetë e lehtë pasi klubi madrilenas është në formë të shkëlqyer dhe në pesë ndeshjet e fundit nuk ka pësuar gol.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet