New Yorku mbulohet nga bora

Shumë qytetarë shihen nëpër rrugët e New Yorkut, të cilët kanë dalë për të shijuar këto momente të borës.

Stuhia e parë e borës në këtë sezon që pritet të ndikojë mbi 60 milionë persona në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), filloi të mbulojë qytetin e New Yorkut.

Borë ka rënë gjatë natës ndërsa ekipet kompetente punojnë në pastrimin e saj për të mundësuar qarkullimin e rregullt, por edhe lëvizjen e këmbësorëve.

Sheshi “Times” si dhe “Wall Street” qendra e financave në New York, janë ndër vendet dhe qendrat turistike të ndikuar nga bora.

Shumë qytetarë shihen nëpër rrugët e New Yorkut, të cilët kanë dalë për të shijuar këto momente të borës.

Bora pritet të ndikojë nga shteti Virginia deri në Maine.

Kategoritë
BotaLajme