Netanyahu pas 12 orëve uron Biden-in për fitoren në zgjedhje

Netanyahu gjithashtu falënderoi presidentin aktual Donald Trump, i cili i humbi zgjedhjet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përgëzoi ish-nënpresidentin e SHBA-së dhe kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Dje, sipas rezultateve jozyrtare, u shpall fitorja e Biden-it në zgjedhjet amerikane, kurse Netanyahu e përgëzoi atë madje 12 orë pas kësaj.

Netanyahu përgëzoi presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së Biden dhe nënpresidenten e zgjedhur Kamala Harris në Twitter.

Në mesazh, ai theksoi se është miku i Biden-it për gati katër dekada dhe se ai e njeh atë si një mik të madh të Izraelit.

“Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën e veçantë midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”, tha Netanyahu.

Netanyahu gjithashtu falënderoi presidentin aktual të SHBA-së Donald Trump, i cili u mund në zgjedhje. Ai posaçërisht e falënderoi atë për vendimet mbi njohjen e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë e Golanit dhe për njohjen e Kudsit si kryeqytetin e Izraelit.

Megjithëse ai nuk bëri një deklaratë publike, shumë analistë thonë se Netanyahu i ka dëshiruar Trump-it rizgjedhjen në Shtetet e Bashkuara.

Kategoritë
BotaLajme