“Netanyahu nuk do të gjejë as edhe një palestinez të vetëm për të negociuar pas aneksimit”

Autoritetet palestineze paralajmëruan që Netanyahu, i cili u bën thirrje palestinezëve për dialog, nuk mund të gjejë as edhe një palestinez të vetëm për të negociuar për procesin e paqes nëse i anekson zona të caktuara të Bregut Perëndimor.

Autoritetet palestineze paralajmëruan që Kryeministri izraelit Netanyahu, i cili u bën thirrje palestinezëve për dialog, nuk mund të gjejë as edhe një palestinez të vetëm për të negociuar për procesin e paqes nëse i anekson zona të caktuara të Bregut Perëndimor të okupuar.

Kreu i Çështjeve Civile të Palestinës, Huseyin Esh-Sheik në një deklaratë të bërë në llogarinë e tij në median sociale iu përgjigj Kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili bëri thirrje për dialog me palestinezët në kuadër të të ashtuquajturit “Plani i Paqes në Lindjen e Mesme”, i quajtur “Marrëveshja e Shekullit” nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA) Donald Trump.

Sheik, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Al-Fatah, në deklaratën e tij tha: “Aneksimi i vetëm një pëllëmbë të tokës palestineze do të thotë që zgjidhja politike vdes nën paletat e tankeve të aneksimit”.

Duke bërë të ditur që nëse aneksimi realizohet procesi i negociatave për paqe mes Izraelit dhe Palestinës do të zhduket, Sheik tha: “Sfidojmë. Netanyahu nuk do të gjejë as edhe një palestinez të vetëm për të negociuar pas aneksimit. Izraeli do të vazhdojë të mbetet një forcë okupuese e refuzuar nga të gjithë palestinezët, vendet e rajonit dhe bashkësia ndërkombëtare”.

Kryeministri izraelit Netanyahu në mesazhin e tij dërguar të dielën në Shoqatën e Unionit Krishterë për Izraelin (CUFI) me seli në ShBA, duke aluduar në Planin e Paqes në Lindjen e Mesme të Presidentit amerikan Trump u bëri thirrje palestinezëve për dialog në këtë kuadër.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet