Nesër votohet

Qytetarët e 19 komunave të Kosovës, nesër do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri, i cili do ta udhëheq qytetin për katër vitet e ardhshme. 38 kandidatë do t’i hyjnë garës së nesërme për të fituar primatin e të parit nëpër komunat e tyre, ndërsa në komunën e Parteshit do të bëhet rivotimi për kryetar.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve gjatë ditës ka bërë të ditur se i kanë kryer të gjitha përgatitjet para procesit të votimit, që pritet të nis nesër nga ora 07:00 e mëngjesit.

Mbi 13 mijë vëzhgues janë akreditur gna KQZ-ja me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, shkruan lajmi.net

Partitë politike kanë bërë fushatë zyrtare për afat kohor prej pesë ditësh, e cila u përmbyll mbrëmë nga të gjitha partitë.

Mbi 1 milionë e 353 mijë votues do të kenë të drejtë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, në 614 qendra të votimit.

Gati për ditën e zgjedhjeve është edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë një plan operativ për të siguruar rend dhe qetësi të nesërmen.

Vëmendja do të jetë më së shumti në qendrat e mëdha ku do të zhvillohet një garë e ashpër, sidomos edhe pas koalicioneve të arritura pas raundit të parë të zgjedhjeve.

Më poshtë mund të lexoni edhe numrin e votuesve nëpër çdo komunë:

Gjakovë – 114 mijë e 418 qytetarë me të drejtë vote

Gjilan – 100 mijë e 399 qytetarë me të drejtë vote

Dragash – 40 mijë e 338 qytetarë me të drejtë vote

Istog – 47 mijë e 683 qytetarë me të drejtë vote

Kaçanik – 33 mijë e 917 qytetarë me të drejtë vote

Klinë – 47 mijë e 408 qytetarë me të drejtë vote

Kamenicë – 38 mijë e 13 qytetarë me të drejtë vote

Mitrovicë e jugut – 79 e 42 qytetarë me të drejtë vote

Obiliq – 24 mijë e 582 qytetarë me të drejtë vote

Rahovec – 57 mijë e 200 qytetarë me të drejtë vote

Podujevë – 84 mijë e 88 qytetarë me të drejtë vote

Prishtinë – 188 mijë e 341 qytetarë me të drejtë vote

Prizren – 168 mijë e 884 qytetarë me të drejtë vote

Shtime – 26 mijë e 356 qytetarë me të drejtë vote

Suuharekë – 66 mijë e 390 qytetarë me të drejtë vote

Ferizaj – 108 mijë e 561 qytetarë me të drejtë vote

Vushtrri – 71 mijë e 978 qytetarë me të drejtë vote

Malishevë – 52 mijë e 273 qytetarë me të drejtë vote

Kllokot – 3 mijë e 742 qytetarë me të drejtë vote

Partesh – 4 mijë e 694 qytetarë me të drejtë vote (rivotim) /lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet