Nëse s’keni frikë nga ligji, frikësohuni nga Zoti

Kështu iu tha publikisht zyrtarëve komunal në Prizren, kuvendari i LDK-së Qemal Krasniqi, duke i akuzuar ata se i kanë lënë pa i ndihmuar me material ndërtimor familjet që jetojnë në kushte të mjera, ndërsa u kanë ndarë material rasteve që nuk e meritojnë. Drejtoresha e re e Punës dhe Mirëqenies Sociale as nuk i pohoi as nuk i mohoi akuzat e kuvendarit Krasniqi.

Komuna e Prizrenit ka rreth 10 vite që secilin vit shpërndan material  ndërtimor për familjet në nevojë, por shumë herë kjo ndarje është bërë objekt diskutimesh, për arsye se sipas opozitës jo gjithmonë ndihma shkon në adresë të duhur, në raste duke përfituar individë e familje që nuk meritojnë, ndërsa familje që jetojnë në kushte të vështira nuk përfitojnë ndihmën e Komunës. Qemajl Krasniqi kuvendar nga partia më e madhe opozitare në Prizren thotë për Gazetaere se ka fakte se në ndarjen e fundit kanë përfituar persona  që nuk janë në gjendje të vështirë ndërsa nuk kanë përfituar familje që nuk kanë strehë mbi kokë dhe jetojnë në kushte të vështira.” Ka familje që jetojnë në një dhomë në kushte të mjera e që nuk kanë marr material ndërtimor ndërsa ndërsa kanë përfituar familje “të pasura”. Ai përmend dy raste një në fshatin Planejë dhe një në Medvec , të cilat jetojnë në kushte të mjera pa strehë mbi kokë. “Kam fakte kam fotografi dhe inçizime për keqpërdorimet në ndarjen e materialit ndërtimor”, tha Krasniqi për Gazetaere, ndërsa ka kërkuar raport zyrtar nga Drejtoria për punë dhe mirëqenie sociale, për rastet e ndarjes së materialit ndërtimor. Krasniqi në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal publikisht iu tha zyrtarëve të kësaj Drejtorie. “Nëse s’keni frikë nga ligji, frikësohuni nga Zoti, sepse nëse ligji nuk ju dënon, do të ju dënojë Zoti. Drejtoresha e Punës dhe mirëqenies sociale Sherife Balaj, e cila udhëheqjen e kësaj drejtorie e ka marr ditë më parë, as nuk i pohoi as nuk i mohoi fjalët e Kuvendarit Krasniqi. Gjashtë drejtorë të Kuvendit Komunal, në mesin e tyre edhe e Punës dhe Mirëqneies Sociale janë shkarkuar nga detyra dhe janë zëvendësuar me drejtorë të rinj./Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet