Nëse nuk vjen Morata, Milan ka dy emra tjerë në listë

Milan është në kërkim të një qendër sulmuesi, pasi thuset se kroati Kalinic do të largohet nga San Siro.

Sipas TuttoSport Morata i prinë listës së Fassone dhe Mirabellit mirëpo shuma e lartë e cila duhet të paguhet për sulmuesin spanjoll.

Chelsea e vlerëson bombarduesin e saj 60 milionë euro, një shume e pa përballueshme për rosonerët pasi që paga e Moratas në vit është 9 milion euro dhe kjo e bënë këtë transferim të komplikuar.

Mirëpo Chelsea i ka propozuar Milanit edhe dy emra të tjerë si Olivier Girou dhe Michy Batshuayi, mirëpo pritet të dihet ende fati i Milanit dhe kësisoj të vendoset se cili lojtar do ti bashkohet rosonerëve.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet