Nëse keni lente, kujdes këto infeksione – shkaktojnë verbëri

Nëse mbani lente kontakti, mjekët ju paralajmërojnë që të kujdeseni mirë për higjienën tuaj të syve, në mënyrë që të mos prekeni nga ndonjë infeksion.

Infeksioni i keratitis Acanthamoeba mund të parandalohet dhe mund të çojë në inflamacionin e sipërfaqes së përparme të syrit. Ata që mbajnë lente janë më të prirë ndaj këtij infeksioni, shkruan Independent.

Ekspertët paralajmërojnë se zakonet e këqija higjienike gjatë trajtimit të lenteve të kontaktit mund të rrisin rrezikun e kontaminimit të syve. Dushi ose notimi me lente është gjithashtu një faktor rreziku. Pacientët humbin më pak se 25 për qind të shikimit ose bëhen të verbër pas sëmundjes.

Një spital në Londër ka parë rritje të infeksionit. Ndërmjet viteve 2000 dhe 2003, në spital u raportuan tetë deri në dhjetë raste të infeksioneve, sipas një studimi të ri të botuar në Journal Britanik të Oftalmologjisë. Megjithatë, nga viti 2011 deri 2016, numri i personave të infektuar u rrit në 35 deri 65 në vit.

“Kjo rritje e numrit të njerëzve të infektuar thjesht do të thotë se ata që mbajnë lente duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun”, tha profesori Dart Dart nga Instituti UCL.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi

Të ngjajshmet