Nëse do të mbahej referendum në Serbi për ta njohur Kosovën, kështu do të votonin serbët

Një hulumtim në Serbi ka nxjerrë të dhëna se 77% e qytetarëve serb, janë kundër njohjes së Kosovës si shtet, edhe nëse kjo i kushton Serbisë me mos anëtarësim në BE, shkruan “Novosti”, transmeton Bota sot

Sipas hulumtimit, 53% e qytetarëve besojnë se qeveria serbe nuk do t’a njoh Kosovën si shtet, ndërsa 27% e të anketuarve besojnë se qeveria do ta njohë Kosovën, teksa një e pesta nuk e di se si ta deklarojnë veten e tyre.

Vetëm 13% e serbëve e mbështesin pavarësinë e Kosovës, nëse lejohet pastaj anëtarësimi i Serbisë në BE.

Nëse nesër do të kishte një referendum për pavarësinë, shumica e të anketuarve do të votonin kundër (66 përqind), 14 përqind nuk do të shkonin në votime, 11 përqind nuk e dinë si të votojnë, ndërsa 9 përqind do të votonin.

Kjo u tregua nga hulumtimi i fundit i kryer nga Instituti për çështjet Evropiane, në bashkëpunim me “Ninamedia”. Sondazhi u krye në fillim të marsit, në një kampion përfaqësues prej 1,203 të anketuarve.

Rreth 89 përqind e të anketuarve nuk e dinë se cili është plani i Qeverisë serbe për Kosovën dhe ai qëndrim u shpreh kryesisht nga gratë, më të moshuara se 30 vjeç, të anketuar nga të gjitha rajonet.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet