Nënat kurde nuk dorëzohen, kërkojnë fëmijët e tyre të rrëmbyera nga PKK, gjejnë mbështetje edhe nga Erdogan

Ka 2 javë që me dhjetëra nëna kurde kërkojnë nga HDP që ta kthejnë fëmijët e tyre nga duart e terroristëve të PKK-së, kurse mediat botërore heshtin…

Duke folur gjatë një takimi me medresantët në provincën lindore Malatya, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka shprehur mbështetjen e tij për nënat që protestojnë kundër terroristëve të PKK-së në juglindje të Turqisë. Ai tha se qeveria e jep maksimumin për të eliminuar terroristët.

Disa familje në provincën juglindore Diyarbakir nisën një protestë duke u ulur para zyrës provinciale të partisë opozitare HDP-Partia Demokratike e Popullit, e akuzuar prej kohësh nga qeveria për lidhje me grupin terrorist PKK. Nënat, që pretendojnë se fëmijët e tyre janë rrëmbyer nga bashkëpunëtorët e PKK-së, dëshirojnë të shpëtojnë fëmijët e tyre nga duart e grupit terrorist.

E gjithë protesta filloje me iniciativën e 69 vjeçares nga Diyerbakëri, Hacire Akar e cila para ndërtesës së partisë HDP qëndroi gati 1 javë duke kërkuar birin e vet kështu edhe arriti qëllimin. Djali i tij Mehmet Akar (21) u dorëzua forcave të rendit.

LEXO EDHE: Gëzimi i nënës kurde, pasi që arriti ta shpëtoj djalin e saj nga duart e terroristëve të PKK-së

Ndryshe, në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet