Nedved: Nuk e imagjinoja kurrë një gjë të tillë

Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i Juventus-it, ka folur për “Sky Sport” para ndeshjes së bardhezinjve kundër Spal-it.

Tetë vite më parë nuk do ta kisha menduar kurrë një ecuri të tillë, është një gjë shumë e rrallë dhe ka pak mundësi të përsëritet. Veçanërisht në Itali“, ka thënë Nedved.

Të rinjtë? Kanë kaluar nga skuadrat e moshave tek ekipi i parë dhe unë dua t’i bëj komplimentet trajnerëve që e kanë bërë të mundur një gjë të tillë“.

Nëntë lojtar nuk u grumbulluan për ndeshjen e sotme të kampionatit. “Kemi vendosur kështu për t’i dhënë mundësinë atyre që të rikuperojnë energjitë për ndeshjen me Aja x-in. Mendoj se do të jenë gati“.

Ndeshja e kthimit e çerekfinaleve të Champions League nuk do të jetë aspak e lehtë. Duke parë vështirësitë që kemi hasur në Amsterdam, do të duhet të jemi në maksimumin e formës“.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet