Sarah Talib, u përpoq të mbërrijë në ambasadën franceze për t’u kthyer në vendin e saj.
Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, arrestohet shtetasja franceze e cila ndodhej në kërkim me buletin të kuq nga Interpoli me akuzën se është anëtare e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit që AA ka marrë, mësohet se ekipet e drejtorisë së inteligjencës për luftën kundër terrorizmit pranë Drejtorisë së Policisë së Ankarasë, përcaktuan se në Ankara ndodhej francezja Sarah Talib, e cila pas largimit nga vendi i saj i ishte bashkuar organizatës terroriste DEASH dhe e cila kërkohej me buletin të kuq nga Interpoli.
Në ndjekjen e kryer nga ekipet u përcaktua se Talib u përpoq të mbërrijë në ambasadën franceze për t’u kthyer në vendin e saj. Ekipet kaluan në veprim dhe arrestuan Sarah Talib në një distancë 200 metra nga ambasada.
Mësohet se Talib u dërgua në drejtorinë e antiterrorizmit dhe pas procedurave të dëshmisë ajo do të deportohet.