Në të njëjtën kohë me Notre Dame, u dogj edhe një xhami në Jerusalem

Vetëm disa çaste pasi flakët e shkatërruan katedralen e Notre Dame të Parisit, mbi 3 mijë kilometra më larg zjarri përfshiu xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem.

Tymi dhe zjarri përfshinë çatinë e dhomës së lutjeve e quajtur Marwani, gjithashtu e njohur edhe si Salla e Solomonit, e cila ndodhet në pjesën e poshtme të xhamisë Al-Aqsa.

“Zjarri u përhap në dhomën e rojeve, në çatinë e dhomës së lutjeve Marwani por zjarrfikësit arritën të shuanin zjarrin në mënyrë të suksesshme”, citohet agjencia e lajmeve Palestina nga Daily Mail.

Në videot që u postuan në rrjetet sociale shihen njerëzit që ishin mbledhur për lutje duke u bërë dëshmitarë të zjarrit.

Zjarri u shua shpejt dhe nuk u raportua për lëndime apo dëme në ndërtesën 2000-vjeçare.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet