Në Suharekë, maturantët e gjimnazit “Jeta e re” dhurojnë gjak

Në gjimnazin “Jeta e re “ të Suharekës, nxënësit kanë dhuruar gjak vullnetarisht.  Përfaqësues të Qendrës Kombëtare të Kosovës  për transfuzion, thonë se ky aksion po organizohet nëpër institucione të ndryshme dhe gjaku i grumbulluar do të përdorët për nevoja të QKUK-së.

“Aksioni sot po  organizohet me maturantët e gjimnazit “Jeta e re” dhe interesimi i nxënësve është i madh dhe sa herë që jemi në këtë Qender shkollore ndjehemi mirë dhe të mirëpritur”, thotë Melania Gjocaj, menaxhere për promovim dhe informim.

Aksioni do të vazhdojë edhe në shkollat tjera të Komunës së Suharekës, thuhet në një njoftim të zyres për informim të Komunës së Suharekës./Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet