Në Shkup mbahet defile motoçikletash për siguri të komunikacionit

Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së, tha se sot mbahen dy ngjarje me qëllim që të tregohet për rëndësinë e sigurisë në komunikacionit, në kontekst të respektimit të rregullave në komunikacion.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut (MPB), Federata e Motoçiklistëve dhe Kryqi i Kuq-Shkup organizuan një ngjarje publike- motodefile dhe stërvitje simuluese të një aksidenti rrugor me një motoçiklist të lënduar, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për një siguri të madhe të motoçiklistëve në komunikacion, raporton Anadolu Agency (AA).

Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së, në deklaratë për mediat tha se sot mbahen dy ngjarje me qëllim që të tregohet për rëndësinë e sigurisë në komunikacion, në kontekst të respektimit të rregullave në komunikacion.

“Në rrjedhë është fushata verore motoja e të cilës është ‘Vozit me kujdes, mbërrit me kohë’. Në këtë situatë patëm shumë aksidente rrugore në muajt e komunikacionit dhe për këtë shkak, theks i vendosëm kësaj situate të motoçikletave meqë muajt e kaluar për fat të keq humbën jetën shumë të rinj edhe atë në motoçikletë. Numrin e aksidenteve për këtë vit zyrtarisht nuk e kemi, por numri i personave të vdekur, jozyrtarisht, është më i vogël në raport me vitin e kaluar. Për fat të keq, numri i motoçiklistëve të vdekur është më i madh se vitin e kaluar. Anadaj, bëmë defile për të apeluar te vozitësit që të kenë kujdes kur drejtojnë automjetet”, tha Kozhuvarovska.

Lenin Jovanovski nga Federata e Motoçiklistëve tha se ata janë këtu që të ndihmojnë në fushtën për rritjen e sigurisë në komunikacion. Me defilenë e sotme, dëshirojnë t’i kushtojnë kujdes pranisë së tyre në komunikacion.

“Maqedonia nuk është prapa shumë në statistikat me shtetet e tjera, sepse ne jemi grup minor pjesëmarrës në komunikacion, sepse qarkullojmë diku prej 2 deri në 3 për qind nga numri i përgjithshëm në komunikacion. Shpesh herë jemi viktima të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Nga ana tjetër, në përgjithësi, çdo kund në botë, infrastruktura e trafikut nuk i merr parasysh motoçikletat si pjesëmarrës, andaj shpeshherë kjo strukturë e komunikacionit është arsyeja edhe për pasoja fatale nga aksidentet rrugore që ndodhin”, tha Jovanovski.

Ai shtoi se shpreson që institucionet kompetente që lidhen me trafikun dhe sigurinë e tij do të orvanet të ndihmojnë në përmirësimin e mëtutjeshëm të situatës.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet