Në selinë e NATO-s ekspozohen fotografitë e AA-së për 15 Korrikun (Video)

Në selinë e NATO-s u ekspozuan fotografitë e Anadolu Agency (AA) lidhur me tentativën e grusht shtetit të 15 korrikut nga organizata terroriste FETO.

Në kuadër të aktivitetit të organizuar nga Misioni i Përhershëm i Turqisë në NATO, fotografitë e AA-së për 15 Korrikun u ekspozuan në Agora që është zona më e madhe në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në selinë e #NATO-s ekspozohen fotografitë e #AA-së për 15 Korrikun http://v.aa.com.tr/1536407

Në selinë e #NATO-s ekspozohen fotografitë e #AA-së për 15 Korrikun http://v.aa.com.tr/1536407

Publiée par Anadolu Agency Shqip sur Vendredi 19 juillet 2019

Hapjen e ekspozitës e bënë Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller dhe Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në NATO, Basat Öztürk. Krahas ndihmës sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Tacan İldem, Përfaqësuesit Ushtarak Turk Gjeneral Lejtnant Nihat Kökmen Ömer Faruk Tanrıverdi dhe Departamentit të Diplomacisë Publike të Kreysisë së Komunikimit të presidencës turke Ömer Faruk Tanrıverdi morën pjesë dhe shumë ambasadorë dhe diplomatë.

Gottemoeller, në një fjalim tha se “Në natën e 15 korrikut, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi përpjekjen për grusht shteti dhe tha se solidarizohet me Turqinë, aleatin e vlefshëm të aleancës”.

Pasi ka rikujtuar se pas tentativës për grusht shteti Stoltenberg vizitoi Turqinë dhe pa me sytë e tij sulmin ndaj Parlamentit turk, Gottemoeller, tha se “Të sulmosh Parlamentin kombëtar derisa brenda tij ndodhen edhe deputetët nuk nënkupton vetëm vendosjen në objektiv të njerëzve të pafajshëm dhe aleatëve tanë, por tregon se ai ka vendosur në objektiv të gjithë anëtarët e NATO-s si dhe demokracinë, lirinë dhe sundimin e ligjit të cilat janë vlerat që ne mbrojmë”.

“Ashtu sikurse pas sulmeve edhe sot ne përshëndesim popullin guximtar turk i cili doli nëpër rrugë duke ndërmarrë rreziqe të mëdha për të mbrojtur demokracinë. Turqia është një aleat shumë i vlefshëm i cili ofron kontribute të rëndësishme për misionet dhe operacionet tona dhe gjithashtu e cila jep një mbështetje të fortë në luftën kundër DEASH-it. Në Turqi e fortë, demokratike dhe e qëndrueshme është e rëndësishme për stabilitetin e Evropës, rajonit dhe të gjithë zonës euro-atlantike”, tha Gottemoeller duke shtuar se është e papranueshme që të vihen në objektiv demokracitë e vendeve anëtare të NATO-s.

Ndërsa përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në NATO, Basat Öztürk ka thënë e “NATO është aleanca e demokracive. Demokracia, liria dhe sundimin e ligjit të cilat janë vlerat themelore të NATO-s kanë një rëndësi të madhe për popullin, shtetin dhe qeverinë turke. Ne jemi krenarë që jemi një popull që mbrojmë demokracinë”.

“Turqia me vlerat e saj demokratike, si një aleat i fortë do të vazhdojë angazhimin e saj për NATO-n”, tha ambasadori Öztürk, duke theksuar se aletatët e NATO-s në etapën fillestare nuk e kanë kuptuar mirë se çfarë tentative e ulët ishte 15 Korriku, por se me kalimin e kohës çështja është kuptuar edhe më mirë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet