Në Rusi propozohet që java të ketë vetëm 4 ditë punë, ja pse…

Rusia po shqyrton reduktimin e ditëve të punës në vetëm 4 ditë javë.

Shumë ekonomisë thonë se reduktimi i kohës së punës, së bashku me masa të tjera është një mjet i përshtatshëm për të ruajtur vendet e punës dhe gjithashtu duke krijuar një numër të caktuar të vendeve të reja të punës, shkruajnë sot mediat ruse, përcjell Gazeta e Re.

Kjo gjithashtu do të thoshte se njerëzit do të kenë më shumë kohë të lirë për familjen, si dhe do të ishin më të efektshëm në punë.

“Frika për punën katër ditë në javës është e pabazë. Ndryshimi nga gjashtë në pesë ditë ka ndodhur jo shumë kohë më parë, në vitet ’50 dhe ’60, dhe ekonomia nuk vuajti”, thonë ekspertët rus.

“Në profesione të caktuara nuk është problem, të punosh më pak ditë në javë”, thotë deputeti i partisë “Rusia e Bashkuar”, Andrev Isayev i cili deklaratat e tij e mbështet me anketën publike e zhvilluar ne qershor të këtij viti.

“Punëtorët sot përballen me stres dhe presion. Ata punojnë në 40 deri në 45 orë”, thotë Isayev. Gjithashtu kjo do të përmirësonte ekuilibrin e punës dhe të jetës për gratë dhe burrat, shton ai.

Kjo iniciativë ishte hedhur poshtë, derisa mund të jetë sërish në qendër të vëmendjes, por do të duhet të vendohet në kutitë e votimit.

Për këtë ndryshim, tashme parlamenti rus ka marre një iniciativë për të formuar një ligj të posaçëm e cila do te mundësoj kalimin nga 5 dite ne 4 dite pune por kjo ne mënyrë graduale. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet