Në qeverisjen e Netanyahut me të cilën EBA dhe Bahreini u pajtuan janë masakruar 3.500 palestinezë

Rreth 3.500 palestinezë janë martirizuar në sulmet e forcave izraelite në Gaza dhe në Bregun Perëndimor gjatë priudhës që Netanyahu ka ushtruar detyrën e kryeministrit

MUSTAFA DEVECİ

Në periudhën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu me të cilën Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve janë martirizuar dhe plagosur në sulmet e forcave izraelite mijëra palestinezë, përshirë shumë gra dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Netanyahu i cili tregohet si një nga arkitektët kryesorë të presionit dhe shkeljeve që Izraeli ka kryer kundër Palestinës dhe i cili del në pah me pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë, ka ushtruar detyrën e kryeministrit gjatë dy sulmeve të përgjakura që ushtria izraelite ka ndërmarrë në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Qeverisja Netanyahu e cila vazhdon ende ka qenë mjaft e përgjakur dhe është shndërruar në një makth nga pikëpamja e palestinezëve.

Sipas të dhënave nga institucioni izraelit për të drejtat e njeriut, B’Tselem, rreth 3.500 palestinezë janë martirizuar në sulmet e forcave izraelite në Gazën e bllokuar dhe në Bregun Perëndimor nën okupim, gjatë priudhës që Netanyahu ka ushtruar pa ndërprerë detyrën e kryeministrit që nga viti 2009 e deri më tani.

Ndërkohë 799 fëmijë dhe 342 gra ndodhen në mesin e palestinezëve që kanë humbur jetën gjatë sulmeve izraelite.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet