Në qendër të qytetit në Prizren, plagoset një qytetar, dorasi i dyshuar arrestohet nga policia

Një person është plagosur me armë zjarri rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të qytetit të Prizrenit, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë, njofton zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Personi i dyshuar që ka qëlluar me armë është arrestuar, dhe atij i është sekuestruar arma. Sipas zëdhënësit Osmanollaj, dyshohet se shkak i këtij incidenti janë çështjet e pazgjidhura pronësore në mes të viktimës dhe dorasit.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes , ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. /tvprizreni

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet