Në Prizren është hapur ekspozita “Dokumentet Osmane” e autores Mediha Fishekçiu

Në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren është hapur ekspozita ‘’Dokumentet Osmane” të autores Mediha Fishekçiu, bashkëpunëtore për orientalistikë në Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren.

Ekspozita në fjalë është konceptuar në atë mënyrë duke paraqitur dokumente, fotografi si dhe dorëshkrime të ndryshme të Periudhës Osmane të cilat janë gjetur dhe dokumentuar nga ana e bashkëpunëtoreve profesional të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren gjatë punës hulumtuese të bërë në terren.

Dokumente dhe fotografi të shumta si diploma, vendime, vula, monedha, dhe Kur’ani dyqind e pesëdhjetë vjeçar të prezantuara përmes fotografive, janë paraqitur sot në këtë ekspozitë.

Në emër të Ministrit të Kulturës z. Kujtim Gashi, këshilltari i tij Samir Hoxha e ka falënderuar autoren për ekspozitën duke shprehur mirënjohje të veçantë për të dhe për punonjësit e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit për punën e madhe që po bëjnë në këtë institucion në mbledhjen, dokumentimin dhe promovimin trashëgimisë së luajtshme të rëndësisë së veçantë për historiografinë tonë, ka thënë ndër tjera Hoxha, transmeton Gazeta e Re.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet