Në Prizren do të mbahet shfaqje teatrale kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Sulltan Abdulhamidi i II-të

Me mbështetjen e Agjencisë së Koordinimit dhe Bashkëpunimit të Turqisë (TIKA), në qytetin e Prizrenit do të realizohet një shfaqje teatrale kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Sulltan Abdulhamid i II-të, njofton Gazeta e Re.

Shfaqja teatrale me emrin “Usta” do të realizohet në kuadër të aktiviteteve përkujtimore  për nder të 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të Sulltan Abdulhamidit.

Shfaqja e cila është shkruar dhe përgatitur nga regjisori i njohur turk, Ahmet Yenilmez, do të performohet nga aktorët të njohur turk, si Ridvan Daglar dhe Zülfü Demirtaş, ku Daglar  në këtë shfaqje do të luaj rolin e sulltanit Abdullhamit.

Teatri do të shfaqet të hënën (24 qershor 2019) në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemjili Berisha”, Prizren dhe është pa pagesë.

 

Sulltan Abduhamiti për shqiptarët

Ndryshe, Sulltan Abduhamiti, financoi mbajtjen e Kongresit të Manastirit me 100 lira që i bien diku rreth 400.000 mijë dollar të sotëm, sipas dëshmisë së Mit’hat Frashëri te broshura e shkruar për Naim Frashërin dhe po ashtu Eqrem Vlora në kujtimet e tija. Abdul Hamidi, deri sa ishte i zënë rob në Selanik, me ushtarë shqiptar, Isa Boletini, nisi rrugën për lirimin e tij. Kjo rrugë ju ndërpre në Shkup (sipas përshkrimit të Hasan Prishtinës)

Hamidi mbështeti Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Xhaferr Belegu në librin ‘Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë’ kujton që përpara se ky takim të zhvillohej, në rrjedhën e ngjarjeve kishte hyrë vetë sulltan Abdul Hamidi II. Ai kishte thirrur në Stamboll Sheh Mustafa Tetovën dhe Abdyl Be Frashërin për t’i udhëzuar për zhvillimin e lëvizjes. Ndërsa në aparencë sulltan Hamiti tregohej sikur donte të përmbushte kërkesat e fuqive të mëdha, nën rogoz nxiste muslimanët që të mobilizohen dhe përballojnë agresionin. Belegu thotë që sulltani i shkroi gjithashtu edhe kadiut të Gjakovës Ahmet Efendi Koronicës, myderizit të Prizrenit Ymer Efendiut dhe myftiut të Dibrës Jonuz Efendiut, ndërsa ju dha urdhër komandantëve ushtarakë në Shqipëri që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes.22 Këtë fakt e përmend edhe Eqrem Bej Vlora i cili thotë që qeveria qëndrore në Stamboll jo vetëm që u tregua dashamire ndaj idesë, por mori pjesë aktive në themelimin e Lidhjes në Prizren: pasi ishte në interesin e saj të nxiste një lëvizje kundër kërkesave sllave e pak më vonë edhe kundër atyre greke … që të tërhiqte vëmendjen e Evropës. /Gazetaere.com/  

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet